Më 25 prill thuhen fjalët përfundimtare për djegien e spitalit modular në Tetovë
Për më 25 prill është caktuar seanca e fundit ku do të jepen edhe fjalët përfundimtare, kurse një ditë më pas do të ketë edhe aktgjykim. Avokatët e të akuzuarve Florim Besimi, Artan Etemi, Boban Vuçevski, si dhe Spitalit Klinik të Tetovës si person juridik, njoftuan gjykatësin se të njejtit nuk do të prononcohen në seancën e fundit.
Në Gjykatën Themelore të Tetovës ka vazhduar seanca e 11 për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Gjatë seancës së të enjtes ishin të ftuar katër dëshmitarë, ndërsa njërin avokatët e palës së mbrojtjes e tërhoqën. Të tre dëshmitarët, të punësuar në Spitalin Klinik në Tetovë thanë se në Spitalin Modular ka patur aparate për shuarjen e zjarrit dhe në derën hyrëse ka patur letër të shkruar se ndalohet hyrja për persona që nuk janë të punësuar.
Bashkim Ibrahimi i punësuar si sigurim në Spitalin Klinik të Tetovë në cilësinë e dëshmitarit tha se ka kryer disa punë që nga hapja e modularit siç janë bartja e pacientëve, barnave, gjësendeve tjera, deri tek pacientët që kanë ndërruar jetë. “Ka patur tre aparate për shuarjen e zjarrit. Njëri ka qenë në dhomën e pritjes, në dhomën e motrave medicinale dhe një në depo. Nuk kam parë aparate ku kanë qenë të vendosur pacientët. Ka patur shenjë ku shkruante se ndalohet hyrja e personave të paautorizuar ndërsa dera kryesore ka patur çelës”, tha Bashkim Ibrahimi, i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ismail Serani, poashtu si i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovë, tha se kryer disa punë në Spitalin Modular. “Kemi bartur të vdekur nga spitali modular. Brenda ditës kemi hyrë 5 apo 6 herë në modular. Kam parë në pjesën e sipërme të modularit aparat kundër zjarrit. Ka patur letër informuese se ndalohet hyrja e personave të paautorizuar”, tha Ismail Serani. Eresele Tresi e punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës si mjeke, në atë kohë ka punuar në Spitalin Modular. Ajo tha se para organeve të hetuesisë ka dhënë deklaratë në Gjykatën Themelore të Tetovës. “Mendoj se kam parë aparat por nuk ka qenë prioritet i punës sime. Puna jonë ishte që tu jepnim ndihmë pacientëve. Çdo kush ka qenë përgjegjës që ka qenë në ndërrim dhe nuk ka patur përgjegjës për kovid qendrën”, tha Ersele Tresi, mjeke.
Për më 25 prill është caktuar seanca e fundit ku do të jepen edhe fjalët përfundimtare, kurse një ditë më pas do të ketë edhe aktgjykim. Avokatët e të akuzuarve Florim Besimi, Artan Etemi, Boban Vuçevski, si dhe Spitalit Klinik të Tetovës si person juridik, njoftuan gjykatësin se të njëjtit nuk do të prononcohen në seancën e fundit. Në këtë seancë nuk është pranuar kërkesa e avokatëve që Gjykata Themelore e Tetovës të kërkojë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Banka Botërore dokumentacionin për ndërtimin e Spitalit Modular në Tetovë. Avokatët thanë se këta institucione nuk u kanë dhënë përgjigje. Dy ish drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, përgjegjësi për Kovid Qendrën dhe Spitali Klinik i Tetovës, akuzohen se kanë rrezikuar sigurinë e përgjithshme me mos vendosjen e aparateve kundër shuarjes së zjarrit. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje