Nëse puna juaj është e koncentruar në një tavolinë pune dhe përballë monitorit atëherë pozicionin që ju keni ka shumë rëndësi për shëndetin tuaj fizik.
Në vijim janë këshilla që ju ndihmojnë ta keni pozicionin e duhur në mënyrë që të shmangni dhimbje të qafës dhe shpinës ose dhimbjeve të kyçeve dhe gishtërinjve.
Ergonomia e duhur e zyrës – duke përfshirë lartësinë e duhur të karriges, hapësirën e duhur të pajisjeve dhe qëndrimin e mirë të tavolinës – mund t’ju ndihmojë ju dhe nyjat tuaja të qëndroni rehat në punë.
AkademiPune ju tregon se çfarë duhet të bëni që stacionin juaj i përditshëm i punës të jetë i rehatshëm:
Karrigia
Zgjidhni një karrige që mbështet shtyllën tuaj kurrizore. Rregulloni lartësinë e karriges tuaj në mënyrë që këmbët tuaja të qëndrojnë të sheshta në dysheme ose në një mbështetëse këmbësh. Rregulloni mbështetëset e krahëve në mënyrë që krahët tuaj të qëndrojnë butësisht mbi to me shpatullat tuaja të relaksuara.
Objektet kryesore
Mbani objektet kryesore – të tilla si telefoni, stapleri ose materialet e printuara – afër pozicionit tuaj në mënyrë që t’i keni afër dhe të mos zgjateni tepër për t’i marrë. Ngrihuni në këmbë për të arritur çdo gjë që nuk mund të arrihet rehat derisa jeni ulur.
Tastierë dhe ‘maus’
Vendoseni ‘mausin’ aty ku mund ta kapni me lehtësi dhe në të njëjtën sipërfaqe me tastierën tuaj. Ndërsa shtypni ose e përdorni ‘mausin’, mbajini kyçet e duarve drejt, krahët afër trupit dhe duart në ose pak më poshtë nivelit të bërrylave. Përdorni shkurtoret e tastierës për të reduktuar përdorimin e ‘mausit’.
Pozicioni i telefonit
Nëse puna juaj ua determinoni që të flisni shpesh në telefon dhe juve ju duhet edhe të shkruani në të njëjtën kohë atëherë vendoseni telefonin në altoparlant ose përdorni një kufje në vend që ta vendosni telefonin midis kokës dhe qafës.
Mbështetëse e këmbëve
Nëse karrigia juaj është shumë e lartë për t’i mbështetur këmbët tuaja në dysheme – ose lartësia e tavolinës suaj kërkon që ju të ngrini lartësinë e karriges tuaj – përdorni një mbështetëse këmbësh. Nëse një mbështetëse këmbësh nuk është e disponueshme, provoni të përdorni një stol të vogël ose një grumbull librash të fortë.
Tavolina
Nën tavolinë, sigurohuni që të ketë hapësirë për gjunjët dhe këmbët tuaja. Nëse tavolina është shumë e ulët dhe nuk mund të rregullohet, vendosni dërrasa ose blloqe të forta nën këmbët e tavolinës. Nëse tavolina është shumë e lartë dhe nuk mund të rregullohet, ngrini karrigen. Përdorni një mbështetëse këmbësh për të mbështetur këmbët tuaja sipas nevojës.
Monitori
Vendoseni monitorin drejtpërdrejt para jush, rreth një krah larg. Pjesa e sipërme e ekranit duhet të jetë në nivelin e syve ose pak më poshtë. Monitori duhet të jetë direkt pas tastierës suaj. Vendoseni monitorin tuaj në mënyrë që burimi më i ndritshëm i dritës të jetë anash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje