Të qenit gjithmonë vonë padyshim që ju bën të dukeni keq para udhëheqësit tuaj dhe kolegëve. Kjo gjithashtu ju nxit shumë ndjenja të ankthit. Të vonuarit në punë, në drekë, në ndeja apo kudo shpesh shihet si mungesë respekti.
Por, që t’ia dilni të largoheni nga kjo ndjenjë po ju përcjellim disa këshilla që do të ju bëjnë të jeni gjithmonë me kohë.
Merrni parasysh pasojat e të qenit vonë
“Njerëzit e përpiktë janë shumë të vetëdijshëm për pasojat e të qenit vonë”, ka thënë psikologu klinik, Josh Klapow. Pra, para se të transformoheni në një person të përpiktë duhet të mendoni për efektet që mund të krijojë vonesa juaj.
Për të filluar këtë, merrni një fletore dhe shkruani të gjitha pasojat me të cilat jeni përballur në të kaluarën për vonesën, qofshin ato praktike apo sociale. Mendoni për gjëra të tilla si humbja e një takimi të rëndësishëm, marrja e një gjobe për shpejtësinë, qortimi nga shefi juaj, zhgënjimi i miqve tuaj, apo edhe thjesht ndjenja e zhgënjimit.
Pyesni miqtë dhe kolegët tuaj se si i bën të ndihen vonesa juaj e vazhdueshme. Një përgjigje e sinqertë mund të ju ndihmoj të kuptoni gabimet tuaja dhe mund të jetë motivuese që të ndryshoni.
Ndiqni zakonet tuaja
Përdorni një kohëmatës për të regjistruar se sa kohë ju duhet për të përfunduar detyra të ndryshme në rutinën tuaj të përditshme, nga dushi në mëngjes deri te vozitja në punë, deri te shëtitja e qenit.
Nëse jeni vazhdimisht vonë, krejt çfarë do të kuptoni për veten është se prireni të nënvlerësoni kohën që ju nevojitet për të përfunduar gjërat.
Klapow tha se vëzhgimi i zakoneve tuaja në këtë mënyrë do t’ju lejojë të “shihni se sa i suksesshëm jeni për t’i bërë gjërat në kohë”. Kjo do t’ju japë një ide më të mirë se si mund të rregulloni orarin tuaj ose të bëni ndryshime në rutinën tuaj.
Nën-programoni veten
Njerëzit e përpiktë nuk janë domosdoshmërisht më pak të zënë se njerëzit që arrijnë me vonesë në punë– ata janë thjesht më realistë për atë që mund të arrijnë. Nëse jeni vazhdimisht vonë, mund të jeni duke e mbivlerësuar veten ose duke mbivlerësuar aftësitë tuaja.
“Nëse është e mundur, shqyrtoni shkallën e detyrave, afateve dhe kërkesave që janë të kushtëzuara me kohë dhe përpiquni të reduktoni disa prej tyre në mënyrë që të mos mbingarkoheni,” tha ai.
Mund të delegoni më mirë? Të largohesh nga një përgjegjësi që kërkon kohë? T’i thoni jo projekteve të caktuara? Nën-programimi i vetes do t’ju ndihmojë të “jeni çdo kund me kohë dhe t’i arrini gjërat në mënyrë më të menaxhueshme”, shpjegoi Klapow.
Vendosni barriera kohore për detyrat që i keni
Është thelbësore të caktoni një kohë të caktuar se kur duhet të fillojë dhe kur duhet të përfundojnë takimet, telefonatat dhe detyrat tuaja.
“Shpesh njerëzit vonohen sepse takimi i tyre mëparshme zgjati shumë,” shpjegoi ai. Kur filloni një detyrë të re, pavarësisht nëse është përgjigjja e e-maileve ose pjesëmarrja në një sesion idesh, vendosni një kohë të qartë se kur duhet të përfundoj. Kjo do t’ju ndihmojë t’i përmbaheni angazhimeve tuaja dhe të siguroheni që të mos humbni ndjenjën e kohës.
Organizohuni dhe bëni planifikime paraprake
Një pjesë kryesore e të qenit në kohë është zhvillimi i zakoneve që ndihmojnë në maksimizimin e efikasitetit tuaj. Kjo do të thotë të kërkoni udhëzime paraprake ose të bëni lista të asaj që duhet të arrini për t’u larguar në kohë.
Nëse jeni gjithmonë vonë në punë sepse ndiheni të nxituar për t’u përgatitur, për shembull, gjeni mënyra për të minimizuar furinë tuaj të mëngjesit. Para se të flini, organizoni materialet tuaja të punës, gjeni gjërat që doni t’i vishni dhe paketoni drekën tuaj.
Bëni alarme për rikujtim
Ju mund t’i krijoni shprehitë e juaja edhe duke bërë rikujtime përmes alarmit. Po ashtu këtë mund ta bëni edhe më shënime ngjitëse afër kompjuterit tuaj të punës. Kjo është mënyra më e mirë për të qenë vazhdimisht në kohë për angazhimet e juaja. Gjithashtu kurdiseni alarmin gjithmonë pesë minuta më herët se sa mendoni që mund t’ia dilni. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Luani: Horoskopi vjetor për 2024
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën