Shkollave të Tetovës iu mungojnë më shumë se 15,000 libra. Viti shkollor po përmbyllet, ndërsa shumë nxënës kanë hasur në probleme për shkak të mungesës së librave. Edhe pse Ministria e Arsimit është kompetente për furnizimin e shkollave me libra, kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se ka kërkuar që dikasteri i arsimit t’i lejojë që librat që mungojnë t’i blejë komuna dhe t’i shpërndaje nëpër shkolla.
“Ne veçme jemi në përpilim propozimit idesë që të intervenojmë në ligjin që në pamundësi që pushteti qendror të mundësojë libra ajo të ju jepet në ingerenca komunave. Ne do ngremë një iniciative që në rastet që paraqiten, komuna të mund të ketë atë të drejtë t’i furnizojë nxënësit me libra sepse është e drejtë ligjore e cila iu mohohet nxënësve. Ne jemi në kontakt me këshillat e prindërve, mbi 5,500 prindër janë nënshkruar në peticion nëse kjo gjendje nuk përmirësohet në vitin e ardhshëm shkollor, ne si komunë do përkrahim organizimin e protestave”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar I Komunës së Tetovës.
I pyetur nga Alsat, ministri i arsimit Jeton Shaqiri refuzoi kërkesën e Kasamit. Thotë se një gjë të tillë nuk e lejon ligji.
“Sa i takon kërkesës së Komunës së Tetovës për organizim të furnizimit me tekste shkollore, sipas ligjit për tekste shkollore të arsimit fillor dhe të mesëm kjo mundësi nuk është e lejuar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën e ndryshimit të po të njëjtit ligj dhe do të shqyrtohet edhe kjo mundësi. Nga ana tjetër informojmë opinionin që Komuna e Tetovës vitin e kaluar nuk shfrytëzoi të gjitha mjetet e transferuara nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës”, u shpreh Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Shaqiri tha se Komuna e Tetovës ka pasur tirazhin më të madh të teksteve këtë vit shkollor, krahasuar me atë që ka kërkuar vetëqeverisja lokale. Konkretisht, nga 52,884 tekste të kërkuara, janë dorëzuar 42,000 tekste shkollore, pra rreth 80%.
Shkollat e Tetovës përballen edhe me mungesë të theksuar të lekturave. Ata pak lektura të cilat janë në bibliotekat e shkollave, janë te vjetra e të dëmtuara. Drejtoresha e Shkollës Fillore “Liria” e cila është një ndër shkollat më të mëdha të qytetit thotë se si pasojë e mungesës së titujve nxënësit shpesh detyrohen të lexojnë lektura të cilat nuk janë në plan programin mësimor.
“Numri I librave nuk është aq sa duhet të jetë, aq sa është nevoja. Për shkak të mungesës, ne I drejtojmë nxënësit te biblioteka e qytetit që çfarë ka mund të marrin dhe atje. Ka ngecje, shumë ngecje ka te pjesa e librave por shpresojmë se në të ardhmen do jetë diçka më në rregull. Neve na duhen librat kryesore, mësimdhënësi i gjuhës shqipe nuk mund ta realizoje atë pjesën e vet që duhet t’ia jep nxënësit librin që duhet ta lexojë, patjetër t’i jep titull tjetër apo ta detyrojë diku tjetër të shkojë që ta merr librin që duhet ta lexojë”, tha Mamudije Ameti, Drejtore e Sh.F. “Liria” Tetovë.
Mungesa e sallave të leximit rëndon edhe më shumë gjendjen nëpër shkolla. Drejtorët e disa shkollave të Tetovës potencojnë nevojën e madhe për sallat e leximit të cilat ndjeshëm do kishin përmirësuar performancat e nxënësve. Ndryshe, komuna e Tetovës ka shpërndarë në shkollat e qytetit mbi 10,000 tituj për lexim të lirë të nxënësve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?