LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali ukrainas ‘prezanton’ sistemin e mbrojtjes ajrore amerikane – që po rrëzon dronët, raketat dhe aeroplanët e Rusisë

Gjenerali ukrainas ‘prezanton’ sistemin e mbrojtjes ajrore amerikane – që po rrëzon dronët, raketat dhe aeroplanët e Rusisë

Gjeneral-lejtnant Serhii Naiev, Komandanti i Forcave të Përbashkëta, demonstroi se si funksionon sistemi i mbrojtjes ajrore kundërajrore Avenger.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për këtë sistem të mbrojtjes me të cilin Ukraina është furnizuar së fundmi nga SHBA.


“Sistemet anti-ajrore Avenger janë tashmë në detyrë luftarake në zonën operative veriore. Ato janë në gjendje të ndihmojnë mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër për objektet e infrastrukturës civile, njësitë e sektorit të mbrojtjes dhe janë efektive kundër raketave të lundrimit, mjeteve ajrore pa pilot, aeroplanëve dhe helikopterëve në lartësi të ulëta”.

Naiev shtoi gjithashtu se mbrojtja ajrore mund të zbulojë dhe shkatërrojë shpejt dronët kamikaze Shahed të prodhuar nga Irani.

Ai gjithashtu raportoi se operatorët e këtyre sistemeve kishin kryer trajnime speciale në Gjermani.

Një nga operatorët zbuloi se Avenger është i pajisur me raketat Stinger dhe mitralozin e kalibrit të madh Browning.

Ndryshe, në janar, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se do t’i siguronte Ukrainës një ndihmë ushtarake prej 2.5 miliardë dollarësh. Paketa përfshin, ndër të tjera, tetë sisteme të mbrojtjes ajrore Avenger. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori