LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen mbi 30 kilogramë marihuanë – arrestohet një person në Malishevë

Konfiskohen mbi 30 kilogramë marihuanë – arrestohet një person në Malishevë

Një person është arrestuar dhe janë konfiskuar mbi 30 kg substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

Siç bën të ditur policia, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, më 05.04.2023, rreth orës 15:00, gjatë trajtimit të një informate, kanë arritur ta lokalizojnë e më pas ta arrestojnë një person nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale.


“Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me që rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës. Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”, thuhet në njoftim.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë, njofton Telegrafi.