LAJMI I FUNDIT:

Një tornado e re godet Missourin, ka të vdekur, të lënduar dhe dëme të shumta materiale

Një tornado e re godet Missourin, ka të vdekur, të lënduar dhe dëme të shumta materiale

Një tornado e fuqishme ka përfshirë Missourin juglindor para agimit të së mërkurës, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe duke vrarë shumë njerëz, ndërsa pjesë të tjera po përgatiten për stuhi të mëtejshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tornado “zbriti” rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe u zhvendos nëpër një zonë rurale të qarkut Bollinger, rreth 50 milje (80 kilometra) në jug të St. Louis, tha Sgt. Clark Parrott i Patrullës së Autostradës së Shtetit të Missourit.


Ai tha se ajo shkaktoi “plagosje të shumëfishta dhe vdekje të shumta”, por ai nuk specifikoi se sa dhe nuk tha saktësisht se ku kanë ndodhur.

“Dëmi është mjaft i përhapur. Është thjesht zemërthyese ta shohësh atë”, tha Parrott.

Ai ka treguar se një operacion kërkimi dhe shpëtimi që përfshin agjenci të shumta ishte duke u zhvilluar dhe se ekuipazhet duhej të përdornin sharrë për të prerë pemët për të arritur në disa shtëpi.

Justin Gibbs, një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit në Paducah, Kentucky, tha se tornado mbeti në tokë për rreth 15 minuta, duke udhëtuar rreth 15-20 milje (24-32 kilometra). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nuk e bëri Scholz, pritet ta bëjë Merz - Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Nuk e bëri Scholz, pritet ta bëjë Merz - Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Evropa
Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Botë
Netanyahu sulmon Macronin ndërsa distancohet nga 'stili i papranueshëm' i postimit të djalit të tij në mediat sociale

Netanyahu sulmon Macronin ndërsa distancohet nga 'stili i papranueshëm' i postimit të djalit të tij në mediat sociale

Botë
Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore – paralajmëron Zelensky

Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore – paralajmëron Zelensky

Botë
Sondazhet e nxjerrin para Orbanit - udhëheqësi i opozitës hungareze mban një tubim masiv në Budapest

Sondazhet e nxjerrin para Orbanit - udhëheqësi i opozitës hungareze mban një tubim masiv në Budapest

Evropa
Trump largon portretin e Obamas -  e zëvendëson me një pikturë të tij pas tentativës për vrasje

Trump largon portretin e Obamas - e zëvendëson me një pikturë të tij pas tentativës për vrasje

Amerika
Kalo në kategori