LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp e pranon se mund të shkarkohet nga Liverpooli sezonin e ardhshëm

Jurgen Klopp e pranon se mund të shkarkohet nga Liverpooli sezonin e ardhshëm

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka sugjeruar se ai do të pranonte shkarkimin nëse forma aktuale e ekipit të tij rrjedh në sezonin e ardhshëm.

Shanset e The Reds për një vend në top katërshe u ulën më tej të martën mbrëma pasi ata patën fatin t’i shpëtojnë humbjes kundër Chelseat në Stamford Bridge, ku barazuan 0-0.


Liverpool dhe Chelsea morën barazimin e katërt radhazi 0-0, i cili ishte një rezultat që nuk i ndihmoi asnjërës palë, që të dyja janë aktualisht në mes të tabelës.

Chelsea dhe Liverpooli ndahen në paqe
Lexo po ashtu Chelsea dhe Liverpooli ndahen në paqe

Reds do të mbyllin sezonin pa një trofe dhe rrezikojnë të humbasin Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Skuadra e Klopp është në vendin e tetë në Ligën Premier dhe ata janë 10 pikë larg katërshes së parë nëse Neëcastle United dhe Manchester United fitojnë të mërkurën.

“Askush nuk është i sigurt këtu”, Klopp paralajmëron lojtarët e Liverpoolit
Lexo po ashtu “Askush nuk është i sigurt këtu”, Klopp paralajmëron lojtarët e Liverpoolit

Dhe trajneri gjerman ka pranuar se nuk do të ishte në krye të skuadrës nëse do të pësonte sërish të njëjtin sezon katastrofik.

“Jo (nuk kam pasur një sezon të tillë), falë Zotit”, deklaroi Klopp për BBC Sport. “Unë nuk do të isha trajner i Liverpoolit nëse do të kisha disa nga këto sezone. Ne duhet ta kalojmë atë. Kështu është jeta. Duhet të luftoni për të ndryshuar fatin tuaj”.

Henderson dhe Alisson u përfshinë në një konfrontim të ashpër verbal në derbin ndaj Chelseat
Lexo po ashtu Henderson dhe Alisson u përfshinë në një konfrontim të ashpër verbal në derbin ndaj Chelseat

Klopp gjithashtu pranoi se Liverpool mbërriti në Stamford Bridge me besim të ulët pas humbjes 4-1 të së shtunës ndaj Manchester City.

Por, ai ishte i kënaqur me luftën e lojtarëve të tij dhe e konsideroi rezultatin një hap përpara dhe jo një hap prapa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori