Rita Ora u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa doli dje e veshur me një fustan ari të ngushtë.
32-vjeçarja dukej e pabesueshme teksa u pa duke shkuar në xhirimet e audicioneve të fshehura të spektaklit “The Voice Australia” – së bashku me kolegët e saj: Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy dhe Jason Derulo.
Fustani mahnitës kishte mëngë të gjata, ndërsa flokët e Ritës ishin stiluar në kaçurrela të lirshme poshtë shpinës, shkruan The Sun.
Rita iu bashkua spektaklit “The Voice Australia” në vitin 2021 dhe njohu bashkëshortin e saj Taika Waititi ndërsa jetonte atje.
Duke folur së fundmi për dashurinë e saj për Australinë, Rita tha në një intervistë për Harpers Bazaar: “Është shumë paqësore për mua që mund të shkoj në plazh dhe të ulem atje dhe të lexoj”.
“Është vërtet e bukur të gjesh atë ndjenjën e tokëzimit në një vend nga ku nuk jam. I dua njerëzit sepse janë shumë të dashur dhe ndihem shumë e pranuar këtu dhe ndihem shumë e lirë”, tha Rita.
“Unë kam një lidhje të ngushtë të caktuar me Australinë”, shtoi 32-vjeçarja.
Ndërkohë, ylli amerikan i zhanrit R&B, Jason Derulo, i është bashkuar së fundmi spektaklit të talenteve, duke zëvendësuar artistin Keith Urban, i cili ishte vitin e kaluar pjesë e jurisë.
Duke folur për marrjen e rolit e trajnerit, Jason tha për The Sunday Telegraph: “Unë do të sjell një perspektivë globale”.
“Këta janë padyshim muzikantë nga Australia, por mënyra se si industria e muzikës ka ndryshuar, nuk ka më rregulla”.
“Unë mendoj se më shumë se kurrë, linjat janë mjegulluar, kështu që ka një mundësi që një yll global të dalë nga ky spektakël”, shtoi Derulo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin” – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos
Ylli i Victoria’s Secret, Elsa Hosk tregon figurën e saj shumë të tonifikuar me bikini në Karaibe
Tifozja më tërheqëse e Kupës së Botës, Ivana Knoll pretendon se dikush u përpoq ta shtyente atë në OnlyFans
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251