LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Propozim-ligji për menaxhim me pasurinë e konfiskuar së shpejti në procedurë qeveritare

Lloga: Propozim-ligji për menaxhim me pasurinë e konfiskuar së shpejti në procedurë qeveritare

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka realizuar një takim me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara, Driton Nebiu, ku është diskutuar për Projektligjin e ri për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, shfrytëzimin pronësor dhe mjetet e konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse i cili së shpejti do të hyjë në procedurën e qeverisë.

Me ndryshimet e propozuara fuqizohet roli dhe rritet përgjegjësia e Bordit Drejtues të Agjencisë, përmirësohen mënyrat e shitjes së pasurisë së konfiskuar duke parashikuar mënyra shtesë të shitjes, zbatohet mundësia që fillimisht bashkëpronarët të blejnë mallin e sekuestruar apo të konfiskuar e që janë në bashkëpronësi.

Me këtë ligj vendosen afate të përshtatshme për veprimin e Agjencisë ndaj organeve tjera, ky ligj parasheh vendosjen e një regjistri elektronik për mbajtjen e dosjes së pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, dispozitave që limitojnë mundësinë e abuzimeve të mundshme në lidhje me çmimin e ofertuesve, si dhe vendosjen e kritereve për diskualifikimin e pjesëmarrësve të pandërgjegjshëm në tenderin publik, përmirësimin e dispozitave që rregullojnë shitjen publike të pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, vendosjen e normave të procedurës për administrimin e letrave me vlerë, aksioneve dhe parave elektronike, mjeteve monetare efektive vendase dhe të huaja të konfiskuara përkohësisht, mjeteve të sekuestruara me vlerë historike dhe rëndësi kulturore, gurëve dhe metaleve të çmuara, përmirësimi i dispozitave në lidhje me procedurën e shitjes dhe menaxhimit të mjeteve motorike të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe specifikimi i dispozitave për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar që përbëhet nga armë ose lëndë shpërthyese, droga narkotike dhe substancave të rrezikshme.


U bisedua edhe për problemin me të cilin po ballafaqohet Agjencia lidhur me makinat e sekuestruara të cilat kanë probleme të llojit të trashëgimisë, në fakt për të cilat nuk mund të konstatohet/verifikohet pronësia.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe Drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu, do të ndërmarrin më shumë aktivitete në terren për inspektimin e pasurisë së sekuestruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori