LAJMI I FUNDIT:

Orban dëbon kompanitë gjermane nga Hungaria

Orban dëbon kompanitë gjermane nga Hungaria

Qeveria e Orbanit po përpiqet të prish tregun në sektorë të caktuar duke kufizuar dhe vështirësuar operimin e kompanive të huaja, shkruan derspiegel.

Kjo ka bërë që një numër i caktuar kompanish gjermane të mos ndihen më të mirëpritura në Hungari, pohon gazeta gjermane.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ishte shumë mikpritës me investitorët gjermanë më herët në karrierën e tij, por kjo gjendje ka ndryshuar në mënyrë drastike kohët e fundit.


Sipas Spiegel, ky trend filloi me njoftimin e Orbanit se pjesa më e madhe e industrisë hungareze duhet të jetë në duart hungareze, pas së cilës ligjvënësit në Budapest miratuan një sërë rregulloresh që e vështirësuan biznesin e kompanive të huaja.

Metoda e përdorur nga qeveria e Orbanit për të arritur këtë qëllim është tashmë e njohur për pronarët e kompanive gjermane, shkruan e përjavshmja gjermane.

Së pari, investitorët e padëshiruar pengohen nga kufizimet dhe kushtet burokratike, dhe më pas marrin oferta për të marrë përsipër (një pjesë të) pronësisë nga sipërmarrësit hungarezë, të cilët gazeta gjermane pretendon se shpesh janë të afërt me kryeministrin hungarez.

Edhe pse pothuajse asnjë nga kompanitë gjermane nuk guxon të protestojë publikisht kundër përpjekjeve të qeverisë hungareze për të fuqizuar prodhuesit vendas, drejtori i përgjithshëm i botuesit të teksteve shkollore “Klet” nga Stutrgarti, Filip Hausmann, vuri në dukje se Budapesti dëshiron që kompanitë e huaja të jenë në një “disvantazh” në sektorët ku qeveria hungareze dëshiron të krijojë “pesha të rënda” të korporatave kombëtare. /Telegrafi/