LAJMI I FUNDIT:

Roberts: Në aktakuzë nuk ka aludime se Selimi të ketë urdhëruar ndonjë krim

Roberts: Në aktakuzë nuk ka aludime se Selimi të ketë urdhëruar ndonjë krim

Në deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë, avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts sot u shpreh se në aktakuzë nuk ka aludime se klienti i tij të ketë urdhëruar ndonjë krim.

Madje, mbrojtja tha se provat nuk dëshmojnë se ish deputeti, Rexhep Selimi të ketë kontribuar në emër të një plani të përbashkët kriminal të pretenduar.

“Në aktakuzë nuk ka aludime se Selimi të ketë urdhëruar ndonjë krim, nuk ka as aludime që njëfarë me veprim apo mos veprim të ketë shkaktuar krimin, madje as që planifikonte krime, përkundrazi aludohet se zotëri Selimi mori pjesë në negociata me ndërkombëtar e grupe tjera të armatosura politike e Kosovës dhe Shqipëri. Pretendohet se Selimi mbikëqyri përcaktimin e kufijve dhe zonave. Po kështu, pretendohet koordinohej edhe u informua përmes raporteve dhe mori pjesë në operacione ushtarake, kur i lexon këto pretendime mund t’ia falësh kushdo që mos e kuptoj ku qëndron kriminaliteti në këto veprime. Çfarë ka pas parë papritmas ZPS në këto veprime për të justifikuar aktakuzën ndaj zotëri Selimi duke ia hequr lirinë për më shumë se dy vite tashmë. Provat nuk dëshmojnë se zotëri Selimi të ketë kontribuar në emër të një plani të përbashkët kriminal të hamendësuar edhe sikur të supozojmë se ky plan ka ekzistuar por edhe këtë e kundërshton fuqimisht mbrojtja”, u shpreh ai.


Avokati i Selimi, Roberts tha se UÇK nuk kishte pas strukturë të organizuar dhe as hierarki ushtarake.

“Nuk ka pas strukturë të organizuar në grupet që u formuan në pranverën e vitit 1998 dhe as hierarki ushtarake të përqendruar tek kryesia e supozuar e shtabit të përgjithshëm, vullnetarët luftuan aty ku dëshironin përgjithësisht për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet e tyre së bashku me njerëz që ata njihnin dhe ishin të besuar të tyre, ndonjëherë jepeshin sugjerime se ku duhet të shërbenin vullnetarët, por nuk ekzistonte pritshmëri konkrete që pritshmëri të tilla të ndiqeshin, nuk ka pas pasoja për individ që largoheshin nga fusha e betejës apo ktheheshin në vendet e tyre për javë apo muaj të tërë“, tha ai.

Mbrojtja e Selimit deklaroi se hetimi i kryer ndaj klientit të tij dhe të akuzuarve të tjerë nuk ka qenë i paanshëm dhe i pavarur.

“Ne parashtrojmë se hetimi I kryer nga Task-forca Speciale Hetimore kundër zotëri Selimi dhe bashkë akuzuarve të tjerë nuk ka qenë asnjëherë hetim i paanshëm dhe I pavarur. Kërkimi i supozuar i së vërtetës prej saj ishte pashmangësisht I komprometuar që në gjenezë“, tha ai.

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts u shpreh se ZPS-ja nuk e përmendi pothuajse fare kërcënimi ekzistencial, me të cilin përballeshin kosovarët gjatë luftës.

Roberts theksoi se ky mohim i kriminalitetit nuk është aksidental, por manipulim i Prokurorisë.

“Kërcënimi ekzistencial, me të cilin përballeshin kosovarët për sa kohë ishte përmendur pak fare, gjithashtu mungesa në deklaratën hapëse të ZPS ditën e hënë ishte e dukshme e kësaj gjeje masakrat e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës si ajo e Prekazit thjesht u quajtën dje në parashtrimin e prokurorisë si ngjarje. Ky mohim përmes heshtjes i ekzistencës së një shkalle të lartë kriminalitetit të ushtruar kundër shqiptarëve të Kosovës e teksa fajëson këta drejtues të UÇK për krime të supozuara nuk është aksidental dhe nuk është asgjë tjetër veçse manipulim i prokurorisë“, tha ai.

Roberts në deklaratën hyrëse si mbrojtës i ish-deputetit Selimi tha se mungesa e provave për ekzistencën e një strukture përbrenda UÇK-së dëshmon se nuk ka pasur një strukturë të tillë.

“Mungesa e provave koherente e konsistente për ekzistencën e një strukture përbrenda UÇK-së shërben për të dëshmuar se në fakt nuk kishte një strukturë të tillë mungesa e provave për ekzistencën e një plani kriminal nënkupton se një plan i tillë nuk ka ekzistuar kurrë, nuk ka asgjë më të ndërlikuar përtej kësaj”, u shpreh ai.

E gjatë seancës së sotme ish-deputeti Rexhep Selimi deklaroi se nuk ka frikë nga drejtësia dhe pret që bashkë më të akuzuarit e tjerë në Hagë të kthehen të lirë në Kosovë. Para trupit gjykues edhe një herë u shpreh se nuk ka të bëjë asgjë me aktakuzën dhe se e njëjta nuk është e bazuar në fakte dhe argumente.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori