LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Jam gati ta sqaroj modelin kroat në takim liderësh

Mickoski: Jam gati ta sqaroj modelin kroat në takim liderësh

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, propozimin për ndryshimet kushtetuese sipas modelit kroat nuk do ta dorëzojë në grupin e punës pranë Ministrisë së Drejtësisë, por në Kuvend, nëse me dy të tretat e votave kalon nevoja për hapjen e Kushtetutës.

“Jam I lodhur me grupet e punës ku disa politikanë të ulur në hapësirë të mbyllur vendosin për të ardhmen e popullit, kurse populli është kundër. Për këtë shkak vendosëm si OBRM-PDUKM që publikisht ta japim propozimin. Ne pranojmë propozimin për modelin kroat, duhet të dalin të tjerët të thonë nëse e pranojnë ose jo” ,tha Hristijan Mickoski.

Ai është shprehur i gatshëm që modelin kroat ta sqarojë në një takim liderësh.


“Nëse këtë do ta bëjë Stevo Pendarovski, nëse dëshiron Dimitar Kovaçevski, të ulemi kokë më kokë dhe t`ia sqaroj, nëse dëshiron në përbërje të zgjeruar, për shkak se prezanton qeverinë e BDI-së. Unë jam I gatshëm të shkoj dhe ta sqaroj. Nuk kam çka të fsheh”, tha Hristijan Mickoski.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është dërguar shkresa në Kabinetin e Presidentit Pendarovski, në MPJ, Sekretariatin për Çështje Evropiane, partive politike parlamentare dhe ekspertëve që kanë njohuri në fushën e kushtetuese.

Në kërkesën për nominim thuhet se në interes të realizimit të obligimit që del nga korniza negociuese të miratuar nga 27 vendet anëtare të BE-së, nevojitet uniteti politik me qëllim të garantohet perspektiva evropiane e vendit.

Për këtë qëllim, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, duhet të caktohet një përfaqësues që ka njohuri nga e drejta kushtetuese, i cili aktivisht do të merr pjesë në grupin e punës gjatë përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori