LAJMI I FUNDIT:

U dënua për vjedhje, dërgohet në burg një 31-vjeçar nga Gostivari

U dënua për vjedhje, dërgohet në burg një 31-vjeçar nga Gostivari
Foto: Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme- Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar 31-vjeçarin O.A. nga Gostivari të cilin menjëherë e kanë dërguar në burg për vuajtje të dënimit.

“Zyrtarët e Policisë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (03-prill) rreth orës 19:30 me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 31-vjeçarin O.A. nga Gostivari i dënuar me një vit burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pak më vonë i njëjti është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.