LAJMI I FUNDIT:

ESTABLISHMENTI

ESTABLISHMENTI

Poezi nga: Jeremy Reed
Përktheu: Fadil Bajraj

Ata po e popullojnë edhe një kontinent tjetër,
sall me dele, pa ujq, mediokritet turme
që mbështetet në kolektivitet për t’i strehuar
impulset boshe. Të gjithë zogjtë në ishull
kanë krahë prej guri dhe kurrë s’mund të ngriten
e t’i njohin hapësirat e kaltëra të qiellit
as fisnikërinë që jeton në kreativitet. Ata janë të
sheshtë posi ndërtesat e tyre të përhimta; njësoj
defektoz si të çarat e allçit që shquhen në rrokaqiej.
Librat e tyre të vdekur digjen sa çel e mbyll sytë në
furrat e krematoriumit.
Fytyrat e tyre publike të pandershme nuk e shohin
bukurinë as origjinalitetin sesi
e gjallëron imazhin e poezisë.


Unë rri ulur, mbështetur për muri në bodrum.
Shkruaj, dhe pesë tulipanë të purpurtë më japin
Instruksione, dashuria dhe fjala janë evidente;
Ndërsa unë dhe jeta ime si autsajder jemi të lirë.

Në trend Kultura

Më shumë
“Grali i Shenjtë” në trojet shqiptare!? (Video)

“Grali i Shenjtë” në trojet shqiptare!? (Video)

Kultura
EPIKA

EPIKA

Poezi
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
“Ditët e Mios”

“Ditët e Mios”

Kulture
Kalo në kategori