Ndonëse jemi në fillim të prillit, në disa pjesë të Kosovës ka rënë borë.
Në disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihen teksa bora ka mbuluar tokën në komunën e Kaçanikut, në Dragash dhe komuna të tjera.
Ndërkaq në Suharekë, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka angazhuar ekipet për t’i pastruar rrugët.
“Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bora të pastrohet nga rrugët në Budakovë dhe fshatrat tjera” ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Sipas meteorologëve të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë.
Po ashtu, teshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.
Ditën e enjte dhe të premte do të ketë intervale me diell, por mbetet ende mot paksa i ftohtë.
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish priten mundësi për të reshura shiu.
“Kushtet e favorshme të motit me qarkullim të mirë ajror dhe të reshura, do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira në ditët e para të javës”, thuhet në njoftim të Prishtina Weather.
3.04 – Kryesisht vranët dhe me erë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje të reshura shiu përfshinë vendi, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.
4.04 – Ftohtë kryesisht vranët. Kohëpaskohe me të reshura bore, lokalisht edhe të dendura herët në mëngjes.
5.04 – Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
6.04 – Intervale me diell e vransira.
7.04 – Intervale më të gjata me diell.
Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e maksimalet zbresin në 2C ditën e martë, e më pas gradualisht në rritje deri në 8C.
Të hënën edhe do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20m/s.
Shtypja atmosferike në rënie të hënën, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron