LAJMI I FUNDIT:

ASH: Të kërkohet përgjegjësi nga gjykatësit për shfuqizimin e aktgjykimit për organizatorët e “27 prillit”

ASH: Të kërkohet përgjegjësi nga gjykatësit për shfuqizimin e aktgjykimit për organizatorët e “27 prillit”

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me shfuqizimin e aktgjykimit për të akuzuarit si organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit 2017, prej ku thonë se kjo është shndërruar tanimë në praktikë e gjyqësorit në vendin tonë.

Nga ASH thonë se kjo konfirmon dyshimet se këto veprime janë të qëllimshme.

“Urgjentisht duhet që të kërkohet përgjegjësi nga gjykatësit dhe fajtorët e tjerë të mundshëm të përfshirë në këto veprime skandaloze. Ndërkohë partitë politike dhe faktorët e tjerë relevant duhet sa më shpejtë të ulen për të filluar procesin e vetingut dhe reformat e tjera të nevojshme në gjyqësor dhe prokurori”.


“Dhuna e 27 prillit 2017 në institucionin më të lartë ligjvënës në vend është një nga ngjarjet më të rënda dhe më skandaloze që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, për diskreditimin dhe njollosjen e shtetit nga një regjim. Aktet e këtilla duhet të marrin dënimin e merituar për të mos u përsëritur kurrë më në të ardhmen. Në të kundërtën, veprimet e këtilla të gjykatave janë legjitimim dhe inkurajim i krimit dhe terrorizmit”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori