LAJMI I FUNDIT:

​Krasniqi: Gjykimi do të konfirmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

​Krasniqi: Gjykimi do të konfirmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Pasi e ka dëgjuar deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve, Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar mbi pretendimet e raportit të Dick Martyt, por që pretendime të tilla sipas tij as nuk janë përmendur gjatë fjalës hyrëse të prokurorisë.

“Ne besojmë fuqishëm në drejtësi siç e thamë dje shumë zëshëm në Prishtinë dhe duke besuar në drejtësi jemi të bindur se edhe përfundimi i këtij procesi duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Sot dëshiroj të ua rikthej të gjithëve që ndonjëherë nuk kanë faj që kanë harruar si erdhëm deri këtu, kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga publikimi i raportit të Dick Martyt një raport makaber i cili me një imagjinatë të jashtëzakonshme kishte listuar një numër të krimeve të pretenduara e të imagjinuara. Sot ky gjykim është pasojë dhe rrjedhojë e atij raporti. Por, sot nuk dëgjuam as për shtëpinë e verdhë, sot nuk dëgjuam as për kidnapime të serbëve civil të cilëve u janë hequr organet, sot nuk dëgjuam asgjë nga raporti i Dick Martyt që e ka themeluar këtë gjykatë”, ka thënë Krasniqi.


Deputeti Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë emra te përvetshëm që po gjykohen në Hagë, por sipas tij po gjykohet epoka e lavdishme e historisë së re të Kosovës, raporton KP.

“Sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë këtu pse janë emra të përvetshem, kjo është e qartë dhe në ato 4 orë që ne dëgjuam fjalën hyrëse të prokurorisë vërtetë është e qartë se ne në gjyq nuk i kemi katër njerëz, por e kemi epokën më të lavdishme të historisë sonë të re, e kemi lavdinë e UÇK-së dhe për këtë arsye besoj që secili prej nesh duhet të jemi solidar me ta, sepse është një barrë jo personale, por është një barrë historike”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori