LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti i rëndë në Tiranë, viktima ende i pa identifikuar

Aksidenti i rëndë në Tiranë, viktima ende i pa identifikuar

Specialisti i Trafikut në Policinë Rrugore, Gerhard Baka, në një prononcim për ABC News, nga vendi ku ndodhi aksidenti me një të vdekur në Tiranë, thotë se siç është parë nga kamerat e sigurisë kemi të bëjmë me një prerje të rrugës nga ana e këmbësorit.

Më pas ai shton se në këtë aks rrugor është i ndaluar kalimi i rrugës nga këmbësorët, gjë që pasqyrohet edhe nga tabelat.

Ai bën me dije, se viktima nuk është identifikuar ende, pasi për të nuk është interesuar ndonjë familjar dhe po ashtu nuk kishte mjet identifikimi me vete.


“Duhet të themi që shkaktarë, duke e parë edhe nga kamerat, kemi të bëjmë me një prerje rruge nga një këmbësor, në një aks ku shpejtësia e lejuar është 60-80 km/h. Le të themi që është një segment urban kryesor që ndalon kapërcimin e karrexhadës nga këmbësorët”, tha Baka.

“Akoma nuk është identifikuar viktima, është një person rreth 60-vjeçar. Nuk kemi pasur interesim nga familjarët, mund të jetë edhe një person që mund të jetojë vetëm, nuk ka pasur mjet identifikimi me vete”, shtoi specialisti.

“Nga ana jonë nuk ka munguar asnjëherë apeli, që këmbësorët të respektojnë sinjalistikën. Kemi marrë edhe fushata edhe kjo për shkak vakumit që ndodhet në legjislacion, pasi nga ana jonë është e pamundur vjelja e masave administrative në lidhje mos respektimin i këmbësorëve. Kemi bërë disa propozime, jemi në pritje të ndryshimeve, jemi ende në fazën e sensibilizimit”, u shpreh ai.

Në lidhje me mundësinë që shoferi i ndaluar tanimë mund të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, Baka tha se kjo do të mësohet më vonë, por ajo që dihet është që drejtuesi nuk ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogërave.

“Është herë për të thënë, nuk dihet ende. Vlen të theksohet se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogërave”, tha Baka.

Specialisti përmendi edhe disa nga zonat më të rrezikshme të Tiranës, duke përmendur pikërisht Unazën e Madhe, Unazën e Mesme dhe akse të tjera rrugore.

“Segmenti Unaza e Re, Dritan Hoxha, Unaza e Mesme apo edhe Rruga e Elbasanit, janë të rrezikshme. Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të tregohen sa më kujdesshëm,” përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori