Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar sot Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në Kabinetin e Presidentes.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit”.
“Përgjatë përvojës së saj profesionale, Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Presidentja Osmani, i ka uruar mirëseardhje Kadaj Bujupi, dhe ka theksuar se përvoja e saj e gjatë profesionale do të kontribuojë edhe më shumë në arritjen e objektivave të Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Presidencë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit
Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin moltov, fjalimi kundër martesës homoseksuale “ndez” protestën
Reagimi i DASH-it për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251