LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e Jakov Milatoviq në Mal të Zi, dikush festoi edhe duke ngritur tre gishta dhe duke i kënduar Kosovës

Fitorja e Jakov Milatoviq në Mal të Zi, dikush festoi edhe duke ngritur tre gishta dhe duke i kënduar Kosovës

Para selisë së partisë, kandidati i së cilës ka fituar zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, ka pasur një festë.

Festa ka ardhur pas publikimit të rezultateve preliminare, sipas të cilave, Jakov Milatoviq ka dalë fitues në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq.

Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, të tubuarit mbanin edhe flamuj të Serbisë ndërsa këndonin “Gëzohu popull serb”, “Kosova është Serbi”, dhe “Mali i Zi dhe Serbia, kjo është një familje”.


Dhe po sipas tyre, është një festë pothuajse në të gjitha qytetet malazeze – Podgoricë, Tivat, Kolashin, Nikshiq, Bijelo Polje…

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, kundërkandidati i presidentit të deritanishëm të Malit të Zi ka fituar shumicën e votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Jakov Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq që ka fituar pjesën tjetër, përkatësisht 40 për qind të votave.

Sipas mediave vendase, të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale patën 542.154 qytetarë. Deri në orën 20:00, kishin votuar 70.7% ose rreth 383,300 votues.

Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga deri tani presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka pranuar humbjen nga kundërkandidati i tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kalo në kategori