LAJMI I FUNDIT:

Lyoni triumfon në derbin e Francës ndaj PSG-së

Lyoni triumfon në derbin e Francës ndaj PSG-së

Lyoni e ka mposhtur 1-0 Paris Saint-Germainin në Parc des Princes në kuadër të javës së 29-të në Ligue 1.

Mysafirët e kishin mundësinë të kalonin në epërsi qysh në pjesë të parë, por Alexandre Lacazette humbi penalltinë në minutën e 39-të.

Por, në pjesën e dytë Lyoni nuk zhgënjeu dhe shënoi golin e parë të takimit.


Ishte Sael Kumbedi që asistoi te Bradley Barcola në minutën e 56-të, për 1-0.

Deri në fund, Lyoni arriti të mbahej shumë mirë dhe u largua me tri pikë nga Parisi.

Pas javës së 29-të, PSG vazhdon të jetë lider me 60 pikë, gjashtë më shumë se Lens dhe Marseillen që janë në pozitat dy dhe tre, ndërsa Lioni është në të dhjetin me 44 sosh. /Telegrafi/