LAJMI I FUNDIT:

Verstappen fiton garën e ‘çmendur’ të Melbourne Grand Prix

Verstappen fiton garën e ‘çmendur’ të Melbourne Grand Prix

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen ka arritur të fitojë në garën për Çmimin e Madh të Melbourne të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm (e diel).

Gara për Çmimin e Madh të Melbourne u karakterizua me shumë kaos, përplasje të bolidëve, si dhe flamuj të kuq dhe ndërhyrje të kerrit të sigurisë.


Plot 58 xhiro pati aksion dhe ndodhi interesante, deri sa u kuptua fituesi.

Megjithatë, në fund ishte holandezi i Red Bullit, Verstappen, i cili arriti të fitojë garën pas 58 xhirove të zhvilluara.

Pas Verstappen, në vendin e dytë përfundoi Lewis Hamilton me Mercedesin e tij, ndërsa podiumi u kompletua nga Fernando Alonso me Aston Martin.

Në këtë garë zhgënjeu Ferrarri, me Carlos Sainz që mbylli garën në vendin e 12-të, ndërsa Charles Leclerc mbylli garën në xhiron e dytë pas kontakti me Lance Stroll, i cili mbylli garën në vendin e katërt.

Pas Stroll, në zonën e pikëve u renditen edhe Sergio Perez i pesti, Lando Norris, Nico Hulkenberg, Oscar Piastri, Guanyu Zhou dhe Yuki Tsunoda i dhjeti. /Telegrafi/