Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza ka nisur që prej ditës së mërkurë grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Ekipi me 20 lojtaret e thirrura për këto ndeshje nga trajneri Kreshnik Krepi po stërvitet në mënyrë intensive në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës për dy sfidat kundër Skocisë dhe Lihtenshtejnit, që do të luhen në datat 5 dhe 11 prill në stadiumin ‘Air Albania’.
Trajneri i Shqipërisë U-19 për vajza, Kreshnik Krepi flet për gjendjen e ekipit, ndërsa vlerëson mobilizimin e vajzave dhe mirëorganizimin e tyre për dy sfidat e vështira ndaj Skocisë dhe Lihtenshtejnit.
“E vlerësoj shumë mobilizimin e vajzave. Është diçka shumë premtuese për marrjen e maksimumit të tyre në këto eliminatore që kemi me skuadra si Skocia dhe Lihtenshtejni. Pavarësisht se skuadra siç është Skocia, është shumë e fortë. Vijmë në këto ndeshje pas eliminatoreve të kaluara, ku për dy gola nuk mundëm të kualifikohemi. I gjithë grupi është i mirëorganizuar, pavarësisht se kemi shumë vajza të reja, të cilat janë shumë premtuese dhe pretendojmë të marrim më të mirën e mundshme si të vajzave të reja, ashtu edhe vajzave të datëlindjes 2004-2005. Kemi tre vajza të dëmtuara të grupit, të cilat kanë qenë pjesë e grupit të kaluar, të cilat shpresojmë që të rikuperohen dhe të jenë të gatshme për skuadrën e ekipit të parë” – thotë trajneri Krepi, i cili vlerëson edhe vajzat që ka në dispozicion në këtë grumbullim, si edhe punën e mirë që është bërë nga Sektori i futbollit të vajzave në FSHF në zbulimin e talenteve të reja.
“Ne skuadrën e përgatisim që të marrim 6 pikë, pavarësisht rivalëve. I kemi dhënë mundësinë edhe një vajze që ka ardhur nga Amerika, e cila është datëlindje 2005, ku normalisht nga seanca në seancë do të krijojmë një konkluzion për të, për të shikuar se sa e gatshme është për t’i shërbyer skuadrës. Gjithsesi, dua të ndalem edhe te puna e mirë që po bëhet nga Sektori i Futbollit të Vajzave në Shqipëri dhe janë disa vajza shumë premtuese si Klesta Ago, Xhesika Ago, të cilat me të vërtetë na bëjnë që edhe ne si staf i ekipit kombëtar U-19 ta quajmë të suksesshëm këtë grumbullim, pasi janë lojtare shumë premtuese” – tha trajneri Krepi për fshf.org.
Ndeshjet e këtij grupi do të luhen të gjitha në Shqipëri, në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në Tiranë. Takimi i parë i Shqipërisë do të jetë ai ndaj Skocisë më 5 prill, në ora 11:30, ndërsa përballja e dytë ndaj Lihtenshtejnit do të zhvillohet në po të njëjtën orë më 11 prill, në stadiumin ‘Air Albania’. Sakaq, edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, Skoci – Lihtenshtejn do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 11:30.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës