LAJMI I FUNDIT:

Rrahje për çështje pronësore e dhunë fizike ndaj bashkëshorteve – pesë rastet e raportuara në Polici

Rrahje për çështje pronësore e dhunë fizike ndaj bashkëshorteve – pesë rastet e raportuara në Polici
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit.

Në raportin e publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se këto raste kanë ndodhur në Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Istog dhe Malishevë.


Policia tashmë ka nisur hetimet mbi këto raste dhe ka arrestuar personat që kanë ushtruar dhunë.

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë:

Podujevë 29.03.2023 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjilan 31.03.2023-18:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ferizaj 31.03.2023-14:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Istog 31.03.2023-12:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe kishte kërkuar nga ajo që të largohej nga shtëpia. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Lladroviq, Malishevë 31.12.2022 – 15:00. Lidhur me rastin, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, ku është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë dhe një palë pranga të metalit. Rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori