LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet një person për ngacmim në Prizren

Kërkohet një person për ngacmim në Prizren
Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime për kërkimin e një personi lidhur me veprën penale “Ngacmim”, i cili rast ka ndodhur më 21.01.2023, në Prizren.

Sipas një njoftimi për media, sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim.


“Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre. Me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  ‘Autorizim’ për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim kërkohet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve që nëse kanë ndonjë informatë, apo diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë, apo edhe në nr.192. /Telegrafi/