LAJMI I FUNDIT:

Akuza ndaj Trumpit, kush është Stormy Daniels ylli i filmave për të rritur dhe për çfarë po akuzohet ish-presidenti amerikan?

Akuza ndaj Trumpit, kush është Stormy Daniels ylli i filmave për të rritur dhe për çfarë po akuzohet ish-presidenti amerikan?

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është paditur nga një juri e madhe në New York, duke e bërë atë ish-presidentin e parë që përballet me akuza penale.

Çështja kundër tij përqendrohet në një pagesë prej 130,000 mijë dollarësh që iu është bëtë yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, gjatë ditëve të fundit të fushatës presidenciale 2016.

Për çfarë po akuzohet Trumpi?


Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, pretendon se ka pasur një aferë me Trumpin në vitin 2006, gjë që ish-presidenti amerikan e mohon.

Në vitin 2016, kur ai po kandidonte për president, ajo ofroi ta shiste historinë e saj në shtyp.

Avokati i atëhershëm i Trumpit, Michael Cohen, u njoftua për planet e saj, kështu ia ofroi një pagesë prej 130 mijë dollarësh për ta bërë për të heshtur.

Pasi u zgjodh President, Trump e rimbursoi Cohen duke i paguar atij më shumë se dyfishin e shumës origjinale. Megjithatë, ai vazhdoi të mohonte aferën.

Hetuesit e New York-ut kanë analizuar financat e ish-presidentit për vite me radhë – fillimisht të udhëhequr nga ish-prokurori i qarkut Cyrus R. Vance Jr.

Por kur ai u zëvendësua me Alvin Bragg në vitin 2022, Bragg vendosi të heqë dorë nga hetimi i jurisë së madhe për pretendimet se perandoria Trump ka fryrë me mashtrim vlerën e pasurive të saj të paluajtshme.

Në vend të kësaj, ai vendosi të përqëndrohet në çështjen e blerjes së heshtjes ndaj Daniels, duke vënë në krah një juri të madhe (një e mbledhur në fshehtësi për të përcaktuar nëse ka prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht) në janar.

Menjëherë pasi Cohen, i cili u burgos për disa akuza në vitin 2018, u thirr nga prokurorët.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Trump kishte deklaruar në mënyrë të rreme rimbursimin e ish-avokatit të tij si “shërbim ligjor”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori