E premtja e 31 marsit shënon hapjen e librarisë “Dukagjini” në “Prishtina Mall”. Mijëra tituj librash, atmosferë feste e shumë surpriza për lexuesit do ta shënojnë ceremoninë hapëse të hapësirës së re të librarisë më të madhe në vend, e cila nis në orën 18:00.
Fiks 200 dhurata të personalizuara janë bërë gati për po kaq klientë, që do të jenë të parët që ia bëjnë sefte librarisë. Ndërkaq, për pesë klientët e parë do të ndahet nga një “giftcard” në vlerë prej 20 eurosh. Dhuratat për adhuruesit e librit nuk përfundojnë me kaq, ngase të premten, të shtunën dhe të dielën, “Dukagjini” do të ofrojë zbritje prej 20 për qind në të gjithë titujt.
Andaj, libraria “Dukagjini” fton të gjithë libradashësit që të bashkohen në festën e saj, në një ambient mbresëlënës e tejet miqësor. Tashmë e dini se libraria e re e “Dukagjini”-t do të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme kërkimi dhe përmbushjeje për lexuesit e të gjitha moshave dhe tipave. Botimet “Dukagjini” do të zënë vend qendror në librari, e krahas tyre do të jenë librat më të kërkuar aktualisht në vend dhe në botë. “Dukagjini” tashmë është adresa e parë për bestseller-ët në shqip, anglisht e gjuhë të tjera.
Enterieri modern jep komoditetin për aktivitete të shumta, përtej blerjes së librit, me synimin që ta bëjë këtë kënd të qendrës së re tregtare një ambient me vlera kulturore e sociale. Tashmë është kthyer në traditë që në librarinë “Dukagjini”, të vegjlit të përjetojnë dhe të shijojnë aktivitete të ndryshme që lidhen me librin. Libraria e re në “Prishtina mall” ka edhe më shumë surpriza për fëmijët. Aktivitete të shumta leximi, loje e argëtimi do të jenë ftesa që nuk do të mund t’u rezistojë asnjë prind për fëmijët e tyre, duke pasur parasysh hapësirën e madhe të lënë për ta.
Libraria “Dukagjini” është pjesë e korporatës me të njëjtin emër dhe është lider i kulturës së librit në Kosovë. Ajo ka një traditë gati tridekadëshe në kulturën e librit. Për kaq kohë, libraria “Dukagjini” është kthyer në pikë të rëndësishme reference për identitetin urban të Prishtinës. E ndodhur në zemër të kryeqytetit, ajo është kthyer jo thjesht në një hapësirë për shitjen e librit, por në një pikëtakim të lexuesve, një arenë aktivitetesh kulturore e sociale dhe një institucion që ngjall dëshirën për librin dhe vlerat. Pika e re në “Prishtina Mall” s’ka se si të jetë ndryshe, pos një replikë e këtyre vlerave identitare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur