LAJMI I FUNDIT:

Apeli vërteton lirimin nga akuza të ish-ministrave në rastin “Afera e hidrocentraleve”

Apeli vërteton lirimin nga akuza të ish-ministrave në rastin “Afera e hidrocentraleve”

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin nga akuza të katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi 2, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e njohur si  “Afera e Hidrocentraleve”.

Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit është refuzuar ankesa e Prokurorisë Speciale, ndërsa është vërtetuar aktgjykimi i Themelores i datës 7 nëntor 2022.

“Afera e hidrocentraleve”, katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi dhe dy të tjerët lirohen nga akuzat
Lexo po ashtu “Afera e hidrocentraleve”, katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi dhe dy të tjerët lirohen nga akuzat

Për rastin “Falja e Hidrocentraleve”, katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2 akuzoheshin se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së KEK-ut.


Ish-zyrtarët patën votuar që Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Burim, ai në Dinakcë dhe Hidrocentrali i Radavcit të kalojnë në pronësi të kompanisë “Limak-Calik”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori