LAJMI I FUNDIT:

Nagelsmann duket se ka përzgjedhur klubin e ri, pas shkarkimit nga Bayerni

Nagelsmann duket se ka përzgjedhur klubin e ri, pas shkarkimit nga Bayerni
(Foto: Twitter/RB Leipzig English)

Julian Nagelsmann tashmë ka deklaruar se do të dëshironte të menaxhonte një klub në Ligën Premier, pasi ai vazhdon të lidhet me një lëvizje të mundshme në veri të Londrës në fund të sezonit.

Thuhet se Nagelsmann është kandidati i preferuar i Tottenhamit për të zëvendësuar Antonio Conten, me italianin që u shkarkua pas një rezultati të dobët të dielën në mbrëmje.


U raportua të hënën se kontakti i parë ishte iniciuar midis Spurs dhe Nagelsmann, megjithëse mendohet se ende nuk ka pasur negociata zyrtare apo diskutime të hollësishme për kontratën. Duket sikur Nagelsmann të paktën do të kishte idenë e menaxhimit të Spurs pas largimit të tij nga Bayern Munich, me 35-vjeçarin që kishte zbuluar në vitin 2020 se do të dëshironte të punonte në Ligën Premier ose si trajner i Gjermanisë në një të ardhme të afërt.

Bayern Munichut i ka kushtuar shumë shtrenjtë shkarkimi i Nagelsmann
Lexo po ashtu Bayern Munichut i ka kushtuar shumë shtrenjtë shkarkimi i Nagelsmann

“Do të ishte një nder i madh të isha trajner i kombëtares, por kam ende kohë dhe ende dua të qëndroj në fushë çdo ditë dhe të shijoj futbollin e klubeve”, kishte thënë Nagelsmann për radiostacionin gjerman MDR Jump. “Nëse do të kisha një ofertë të mirë, do të kaloja edhe në Ligën Premier”.

Nagelsmann më vonë në një intervistë me The Telegraph, kishte folur me admirim për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe këmbënguli se ai do të donte të imitonte arritjet e bashkatdhetarit të tij.

Është i shkarkuar, por nëse Real Madridi e do Nagelsmannin - duhet t'i paguajë Bayernit kompensim
Lexo po ashtu Është i shkarkuar, por nëse Real Madridi e do Nagelsmannin - duhet t'i paguajë Bayernit kompensim

“Liga Premier është një ligë shumë interesante dhe mund të imagjinoj se mund të jetë një synim i madh të jem një trajner në Ligën Premier një ditë si Jurgen, i cili është shumë i suksesshëm”, shtoi Nagelsmann, i cili ishte në krye të RB Leipzig në atë kohë.

“Mund të jetë një hap në të ardhmen. E dini, në futboll nuk është aq e lehtë të planifikosh: ‘Sa kohë do të jesh trajner i Leipzig? Kur do të shkosh në Ligën Premier? Mund ta imagjinoj të shkoj në Ligën Premier?’. Mund ta imagjinoj të qëndroj si trajner në Bundesligë për të gjithë karrierën time”.

U shkarkua nga Bayerni, Nagelsmann po kërkohet nga gjiganti i Ligës Premier
Lexo po ashtu U shkarkua nga Bayerni, Nagelsmann po kërkohet nga gjiganti i Ligës Premier

“Është bukur të jesh trajner në vendin tim, më pëlqen. Atëherë ndoshta në të ardhmen mund të shkoj edhe në Ligën Premier, kush e di”, ka shtuar më tej Nagelsmann.

Mbetet për t’u parë nëse Nagelsmann përfundimisht do të pranojë t’i bashkohet Tottenhamit si trajner i ri i klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori