LAJMI I FUNDIT:

Oleksandr Usyk bën një parashikim të guximshëm për fituesin e ardhshëm të Topit të Artë, është i bindur se do të ndodhë

Oleksandr Usyk bën një parashikim të guximshëm për fituesin e ardhshëm të Topit të Artë, është i bindur se do të ndodhë

Kampioni i unifikuar i peshave të rënda në boks, Oleksandr Usyk është i bindur se nënshkrimi i Chelseat, Mykhailo Mudryk, mund të sjellë çmimin e madh individual, Topin e Artë, në Ukrainë.

Chelsea mposhti rivalët e Londrës veriore, Arsenalin në garën për të nënshkruar me Mudryk nga Shakhtar Donetsk, me Blutë që shpenzuan një tarifë të madhe transferimi prej mbi 100 milionë eurosh në janar.


Mudryk ka treguar momente shkëlqimi për Chelsean kundër Liverpoolit dhe Leicester Cityt, por ukrainasi ka luftuar për të përballuar çmimin e tij të lartë.

Pavarësisht nga betejat e tij të hershme në Stamford Bridge, Mudryk është menduar të ndjekë të njëjtat hapa si Oleh Blokhin, Igor Belanov dhe Andriy Shevchenko duke fituar një Top të Artë.

Kjo është sipas boksierit Usyk, i cili beson se ukrainasi “ka vlerë pak më shumë se 100 milionë” dhe është një admirues i madh i bashkëkombësit të tij, Mudryk.

“Jo, nuk ka tarifën e lartë. Gjithçka është ngritur. Çmimet dhe paratë janë pak më të larta se sa ishin. Unë mendoj se ai vlen pak më shumë se 100 milionë sepse e kam parë këtë djalë”, ka thënë fillimisht Usyk për Parimatch.

“E pashë për herë të parë duke luajtur për ekipin U18 ose U19. Modeli i flokëve që të bie në sy, tatuazhet, dua të them, ai luante, dhe unë po e shikoja dhe më pëlqeu”.

“Më duket se ky djalë mund të sjellë Topin e katërt të Artë në Ukrainë. Më pëlqen futbolli anglez, është më i ashpër. Ka më pak djem që rrezohen e rrotullohen dhe bërtasin ‘oh!’ Domethënë, ata edhe pas dueleve të forta vazhdojnë të vrapojnë. Më pëlqen më shumë ky lloj futbolli”, përfundoi kampioni i boksit.

Mudryk u prit me kritika për paraqitjen e tij në humbjen 2-0 të Ukrainës ndaj Anglisë në ndeshjen kualifikuese të vendit të tij për Euro 2024 në Ëembley të dielën.

Trajneri i përkohshëm i Ukrainës, Ruslan Rotan e zëvendësoi Mudryk në pjesën e dytë, me Harry Kane dhe Bukayo Saka që shënuan për Anglinë në fitoren e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori