LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Subvencionet e duhanit do të paguhen deri në fund të prillit

Nikollovski: Subvencionet e duhanit do të paguhen deri në fund të prillit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Studio 10” në TV24, ndër të tjera njoftoi se deri në fund të prillit do të paguhen subvencionet për kultivuesit e duhanit.

“Qëllimi i modelit të ri të subvencioneve ka qenë pagesa e shpejtë dhe në kohë e subvencioneve, gjë që është e rëndësishme që fermerët të kenë para kur kanë nevojë. Këtë vit në vetëm dy muaj janë paguar mbi 60 milionë euro për 78 mijë fermerë. Agjencia e pagesave ishte plotësisht e përgatitur dhe aplikacionet për subvencione janë paguar.


Ka filluar pagesa për kultivuesit, për gjysëm kultivuesit për drithërat, për kopshtarët, për blegtorët dhe sot mund të njoftoj se duhani, i cili gjithmonë paguhej shumë më vonë, këtë vit do të paguhet deri në fund të muajit prill.

Meqenëse këtë vit kemi pasur duhan të mirë rekord, i cili është klasifikuar si i klasit të parë, dhe sipas modelit të ri të subvencionimit motivojmë cilësinë, ndërsa në duhan kemi rritur subvencionet për ata që kanë klasë të parë dhe të dytë, shuma do të jetë rreth 26 milionë euro dhe do t’u paguhet të gjithë prodhuesve të duhanit, ndërsa pagesa do të bëhet deri në fund të muajit prill”, informoi Nikollovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori