LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe Prokuroria e cilësojnë vrasje, por rasti në Dumnicë po dyshohet të jetë hakmarrje

Policia dhe Prokuroria e cilësojnë vrasje, por rasti në Dumnicë po dyshohet të jetë hakmarrje

Në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës, vend në të cilin të dielën rreth orës 18:00 u krye një vrasje kanë mbetur gjurmët e pranisë së Policisë dhe vizitave të pazakonta në një vendbanim jo fort të frekuentuar.

Familja e Sali Salihut ka tri dekada që është shpërngulur nga Dumnica.

Ndërkaq banorët lokal përpos që e konfirmuan që i njohin nuk pranuan të flasin lidhur me rastin.


As për ndonjë problem të mundshëm të kësaj familje ose vetë të vrarit me dikë tjetër, banorët nuk kanë pranuar të flasin.

Megjithatë RTV Dukagjini mëson se vrasje dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, për një rast që dyshohet se ka ndodhur tri dekada më parë.

Përkundër interesimit për të marrë një qëndrim të familjes, të njëjtit nuk pranuan të flasin para kamerës, për rastin të cilin Policia e ka cilësuar vrasje.

“VRASJE”, Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë rastin e kualifikon “vrasje” ndërsa tregon se trupi i pajetë i Sali Salihut është dërguar për obduksion.

“… me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast. Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”, thuhet nga Prokuroria.

Varrimi i Salihut sipas lajmërimeve në faqet lokale të qytetit bëhet nesër nga ora 15:00, në varrezat e fshatit ku u gjet i vdekur.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori