LAJMI I FUNDIT:

Pesëshja dhe MVP i xhiros së 27-të në Superligë

Pesëshja dhe MVP i xhiros së 27-të në Superligë

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 27-të e Prince Caffe Superligës apo e parafundit për garat e rregullta në elitë.

Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Jalen Tate i Pejës. Tate kishte indeksin 31, ndërsa ndaj Bashkimit për 29 minuta shënoi 23 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime. Ai ishte ndër më meritorët që verdhezinjtë realizuan fitoren e shtatë radhazi në elitë.


Vëllaznimi shënoi fitoren më të rëndësishme këtë edicion, duke mundur Ponte Prizrenin dhe siguroi pjesëmarrjen në “Play-off” nga vendi i gjashtë. Më të mirët te kuqezinjtë ishin Damonte Dodd me 15 pikë, 17 kërcime e pesë asistime dhe Jordan Harris me 24 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.

Trepça fitoi derbin e kësaj xhiro, ku mundi Golden Eagle Yllin, ndërsa më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.

Ndërkohë, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Rahovecit, për të vazhduar serinë pozitive në elitë, kurse lojtari më i dalluar në parket te prishtinasit ishte Nate Grimes me 18 pikë, dhjetë kërcime dhe tri asistime. /Telegrafi/

Top 5

Jalen Tate (Peja) 23 pikë, 9 kërcime, 5 asistime

Damonte Dodd (Vëllaznimi) 15 pikë, 17 kërcime, 5 asistime

Jordan Harris (Vëllaznimi) 24 pikë, 4 kërcime, 6 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 15 pikë, 10 kërcime, 2 asistime

Nate Grimes (Sigal Prishtina) 18 pikë, 10 kërcime, 3 asistime

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

La Liga
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
E zëvendësoi yllin e Holandës pas 35 minutave lojë, Koeman zbulon arsyen pse

E zëvendësoi yllin e Holandës pas 35 minutave lojë, Koeman zbulon arsyen pse

Përfaqësueset
Kalo në kategori