LAJMI I FUNDIT:

Shabani: Albanofobi Maksim Dimitrievski me qëllim nuk siguron projekt dhe leje ndërtimi për gjimnazin shqiptar në Kumanovë

Shabani: Albanofobi Maksim Dimitrievski me qëllim nuk siguron projekt dhe leje ndërtimi për gjimnazin shqiptar në Kumanovë

Amir Shabani nga dega e BDI-së në Kumanovë i ka reaguar deklaratës së kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimmitrievski në “10 Minuta” në TV21, i cili ftoi kreun e integristëve, Ali Ahmetin, që të këndojë në gjimnazin “Sami Frashëri”, për të parë gjendjen në këtë shkollë.

Shabani thotë se Ministria e Arsimit disa herë ka siguruar mjete financiare për ndërtimin gjimnazit, por që Komuna e Kumanovës nuk ka siguruar projekt.

“Albanofobi Maksim Dimitrievski, për vite me radhë nuk po arrinë, qëllimisht, me e siguru një projekt dhe leje ndërtimi për Gjimnazin shqiptar në Kumanovë dhe në këtë mënyrë duke bllokuar Ministrinë e Arsimit të realizojë ndërtimin e shkollës, e cila disa vite me radh po i siguron mjetet finansiare. Ky njeri, urrejtjen ndaj shqiptarëve e ka dëshmuar edhe me shumë veprime të tjera, tashmë të njohura për gjithë opinionin. Kurse, sa i përket këngëve të Ali Ahmetit në institucione shtetërore, atij me plot merit i takon një gjë e tillë, pasiqë për dallim prej teje, që ike nga lufta, ai rroki armët dhe luftoi për popullin e tij”.


Dimitrievski thirrje Ahmetit: Eja këndo tek gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shihe gjendjen
Lexo po ashtu Dimitrievski thirrje Ahmetit: Eja këndo tek gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shihe gjendjen

“Andaj, zilinë për të e ke të arsyeshme. P.S. Paradoksalisht, po të bashkohen Këshilltarët Komunal shqiptarë të të gjitha partive, Maksim Dimitrievski nuk e bën dot shumicën në Këshillin Komunal. Andaj, ju ftoj që kauza për shqiptarët të ju bëj #BASHKË!”, ka shkruar Shabani.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori