LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut sot shënon tre vjetorin e anëtarësimit në NATO

Maqedonia e Veriut sot shënon tre vjetorin e anëtarësimit në NATO

Sot, më 27 mars 2023, Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO.

Me këtë rast në kazermën “Ilinden” në Shkup duhet të mbahet ceremoni qendrore, në të cilën janë paraparë fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Vasko Gjurçinovski.

Pjesë e festës do të jenë edhe disa ushtrime dhe aktivitete demonstruese të Ushtrisë, duke përfshirë një mbikalim të avionëve në kuadër të misionit “Air Policing”.


Në organizim të Ministrisë së Jashtme, në Klubin e Deputetëve do të mbahet “Mëngjesi i NATO-s” tradicional, me pjesëmarrjen e trupit diplomatik. Me këtë do të nisin zyrtarisht Ditët e NATO-s në vend, të cilat do të zgjasin deri më 4 prill.

Më 27 mars 2020, vendi u bë anëtari i 30-të i Aleancës kur vepronte Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në SHBA, Vilma Petkovska, ia dorëzoi ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Ricker, dokumentin origjinal të ratifikimit nga Protokolli për anëtarësim për anëtarësimin e vendit në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori