LAJMI I FUNDIT:

Trepça triumfon ndaj kampionit

Trepça triumfon ndaj kampionit

Trepça ka shënuar fitore në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:91 (27:19, 28:26, 14:23, 16:23), në xhiron e 27-të të Prince Caffe Superligës.

Mitrovicasit bën përmbysjen në pjesën e dytë, duke triumfuar në derbin e kësaj xhiro.


Pas një fillimi të barabartë, vendasit kishin deri në nëntë e dhjetë pikë, ndërsa çerekun e parë e fituan 27:19. Therandasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku ngritën epërsinë, që më e larta shkoi deri në 15 pikë, 44:29, ndërsa pjesa e parë përfundoi 55:45.

Mitrovicasit u rikthyen fuqishëm në periudhën e tretë, ku shkrijnë epërsinë e vendasve dhe e kthyen atë në favor të tyre, 64:66, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 69:68. Por, ‘Xehetarët’ nuk u ndalën dhe vazhduan me lojë të mirë, ku kishin deri në dhjetë pikë epërsi 72:82, por drama zgjati deri në fund, pasi kampionët nuk u dorëzuan dhe rikthyen epërsinë në 84:82 me një seri prej 12:0, sidoqoftë, mysafirët ishin më të mirë në çastet e fundit dhe triumfuan 85:91.

Më i miri te kampionët ishte Henrik Sirko me 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, ndërsa te nënkampionët më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 15 pikë e dhjetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë.

Golden Eagle Ylli ka 19 fitore e tetë humbje, kurse Trepça 16 fitore e 11 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori