LAJMI I FUNDIT:

Edhe Neymar ishte ngjitur në skenë për të kënduar me të, Michel Telo ishte bërë i njohur falë hitit “Ai Se Eu Te Pego”

Edhe Neymar ishte ngjitur në skenë për të kënduar me të, Michel Telo ishte bërë i njohur falë hitit “Ai Se Eu Te Pego”
(Foto: Screenshot/YouTube)

Në vitin 2011, deri atëherë shumë pak i njohur, këngëtari brazilian, Michel Telo, publikoi këngën, e cila menjëherë u shndërrua në hit botëror.

Asokohe, “Ai Se Eu Te Pego!” dominonte klubet e natës nga një skaj i botës në tjetrin.

Kënga shoqërohej me një vallëzim të veçantë, me disa lëvizje, të cilat fansat shumë e shpejt i përvetësuan dhe admironin t’i bënin ato lëvizje.


Mirëpo, ashtu siç ndodh rëndom me hitet e çastit, sot kënga është pothuajse e harruar edhe pse i solli Michel Telos popullaritet mbarëbotëror.

Në një nga koncertet e tij, futbollisti i popullarizuar, Neymar, ishte ngjitur në skenë duke lënduar dhe kërcyer para mijëra njerëzve.

Tash 42 vjeçar, Telo vazhdon të merret me muzikë, ndërsa në jetën private është baba i dy fëmijëve me bashkëshorten, Thais Fersoza. /Telegrafi/