LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia, gjithnjë e më e varur nga importi

Maqedonia, gjithnjë e më e varur nga importi

Nga një prodhues dikur i rëndësishëm ushqimor, Maqedonia sot është gjithnjë e më shumë e varur nga importi i ushqimit, madje edhe nga produktet bujqësore. Furnizojmë qumësht dhe miell nga Serbia ndërsa domate dhe tranguj nga Shqipëria. Ndërkohë sipërfaqet e mëdha bujqësore në vendin tonë mbeten të papunuara.

“Në vendin tonë mund të shihni se ka sipërfaqe të mëdha të tokës shtetërore që nuk janë dhënë me koncesion. Ndërsa shteti flet nga njëra anë kinse po lufton për të rritur prodhimin, fatkeqësisht në terren pamja është krejt ndryshe…”, tha Jovanço Meçkaroski-bujk.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, eksporti i produkteve bujqësore nga Shqipëria në Maqedoni në vitin 2022 është rritur në mënyrë drastike. Me gati 40% në vlerë financiare, dhe 32% në sasi. Në të njëjtën kohë, eksporti nga Maqedonia në Shqipëri është ulur me 22%. Ekspertët kërkojnë politika të reja, respektivisht shteti të ndihmojë më shumë bujqësinë.


“Numri i sipërfaqeve të papunuara po rritet nga viti në vit… Duhet të ndryshojmë rrënjësisht qëndrimin ndaj bujqësisë, në mënyrë që me masat t’i bëjmë njerëzit të investojnë në bujqësi”, u shpreh Mirosllav Trajçeski-agronom.

Ushqimi që do të prodhohej në vendin tonë për nevoja të brendshme duhet të jetë me çmime konkurruese, për të reduktuar importet nga jashtë, atje ku derdhen deviza.

“…Fatkeqësisht, që nga shfaqja e koronës, kriza dhe lufta, imputi është rritur shumë në bujqësi, repromaterialet janë rritur disa herë. Fatkeqësisht, çmimi i produktit të përfunduar të fermerit nuk pasoi atë rritje, dhe ky ishte një tjetër destimulim për fermerin, që të vazhdojë të heqë dorë nga bujqësia”, shtoi ai.

Aktualisht, Maqedonia plotëson deri në 70% të nevojave ushqimore nga importi./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori