LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti amerikan i gjatë afro 2.10 metra kërkon “këpucë speciale” pasi madhësia e këmbëve të tij është largu numrave mesatarë

Adoleshenti amerikan i gjatë afro 2.10 metra kërkon “këpucë speciale” pasi madhësia e këmbëve të tij është largu numrave mesatarë

Familja e një djali 14-vjeçar nga Miçigani me gjatësi prej afro 2.10 metrave ka kërkuar ndihmë për gjetjen e këpucëve që i përshtaten madhësisë së tij të këmbëve me numër prej pak më shumë se 60.

Eric Kilburn Jr., nga Ortonville, ka veshur këpucë me numër 59, por ato ishin shumë të vogla dhe shkaktuan dhimbje, flluska dhe thonj “të futur në këmbë”.

Kështu, nëna e tij Rebecca, bëri thirrje për ndihmë për t’i gjetur atij këpucë të përshtatshme, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.


Thirrjet e saj dukej se kishin arritur efektin pasi “Puma” dhe “Under Armour” thanë se do të dizajnonin këpucë posaçërisht për të.

“Ai është ende duke u zgjatur edhe në moshën 14 vjeçare. Shumica e fëmijëve kaq të mëdhenj dhe të gjatë në këtë moshë kanë një çrregullim endokrin, por që ai nuk ka diçka të tillë. Ai nuk ka probleme shëndetësore me rritjen eksponenciale”, tha ajo.

Edhe në klasën e shtatë, familjes dhe miqve iu tha të ishin në kërkim të këpucëve të madhësisë 50 e lart ndërsa ai vazhdoi të rritej.

Në një fazë, Eric u detyrua të vishte Crocs për dy vjet, madje edhe gjatë mesit të dimrit, sepse nuk kishte opsione të tjera në dispozicion për të, përveç ortotikëve të cilat kishin çmim prej 1,500 dollarësh, por që madhësia e këmbës së tij u rrit përsëri. /Telegrafi/