Deputeti gjerman, Michael Helmut Roth, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur më 18 mars në Ohër, duhet të zbatohet nga të dyja palët dhe se është një sfidë për Kosovën dhe Serbinë.
Roth, që është edhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, thotë se tani janë momentet vendimtare për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës dhe rruga për të dyja vendet është drejt Bashkimit Evropian.
“Jam plotësisht i bindur se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një shans real për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe dialogu për normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një nga elementët kyç”, ka thënë deputeti gjerman në një intervistë për “Novi magazin”.
Ai më tej ka thënë se duhet pasur parasysh se shoqëria civile në Serbi është jashtëzakonisht e ndjeshme kur bëhet fjalë për Kosovën, “por në fund ajo që na duhet vërtetë është lidershipi i guximshëm”.
“Udhëheqja e guximshme e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të kapërcyer polemikat, për të vendosur bazat e përbashkëta për pajtim, besim të ndërsjellë… Dhe kjo është arsyeja pse jam shumë i sigurt se marrëveshja e Ohrit është një hap i rëndësishëm përpara dhe pritshmëria ime e qartë është që të dyja palët të zbatojnë atë që kanë premtuar”.
Roth tha se është një sfidë e madhe për Kosovën, por edhe për Serbinë. “Dhe me të vërtetë shpresoj që të ketë një shans që presidenti i Serbisë dhe qeveria e Kosovës të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj kësaj marrëveshjeje. Nuk jam shumë i lumtur për komentet që shpërfillin thelbin e kësaj marrëveshjeje…”, transmeton Telegrafi
“Propozimi gjermano-francez ishte baza për marrëveshjen dhe negociatat ishin nën përkujdesin e Bashkimit Evropian me të dërguarin special Lajçak dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Borrell. Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj që udhëheqja e të dyja palëve do t’i mbajë premtimet e tyre”, tha Roth.
Ai ka folur edhe për qëndrimin e përgjithshëm të Gjermanisë ndaj zgjerimit të BE-së, veçanërisht në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
“Imperializmi dhe kolonializmi rus nënvizuan rëndësinë e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë Evropën. Si BE, ashtu edhe Gjermania si vendi më i madh në zemrën e saj kanë një përgjegjësi të veçantë, që do të thotë se ne duhet të bëjmë më të mirën për të stabilizuar Evropën Lindore dhe Juglindore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Roth, transmeton Telegrafi.
Më tej ai tha se “zgjerimi është një nga mënyrat më të suksesshme të Bashkimit Evropian për të vendosur paqen, demokracinë, pajtimin, përparimin dhe sundimin e ligjit jo vetëm politikisht, por edhe për njerëzit e zakonshëm dhe për të gjithë shoqërinë”.
“Kjo është arsyeja pse qeveria dhe parlamenti im janë shumë të përkushtuar për të bërë maksimumin që mundemi për të mbështetur shoqëritë civile, qeveritë dhe parlamentet në rrugën drejt Bashkimit Evropian në rrethana sfiduese”.
Sipas tij, BE-ja ka humbur kohë të çmuar dhe ka humbur shumë besim në rajon në vitet e fundit.
“Ne nuk mund ta përballojmë më këtë mungesë vendosmërie kur situata është më e brishtë se sa ka qenë në vite. Përtëritja e vendosmërisë politike dhe një proces i reformuar i anëtarësimit do të vendosin themelet që do t’u mundësojnë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE midis 2025 dhe 2030”, ka thënë Roth.
Michael Helmut Roth është një politikan gjerman nga radhët e Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD). Ai ka qenë deputet i Bundestagut Gjerman që nga 27 shtatori 1998 dhe që nga dhjetori 2021, kryetar i Komisionit të Bundestagut për Punët e Jashtme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje