LAJMI I FUNDIT:

Italiani u hodh nga objekti trekatësh në një kanal të Venecia-s, autoritetet vendase në kërkim të tij

Italiani u hodh nga objekti trekatësh në një kanal të Venecia-s, autoritetet vendase në kërkim të tij

Autoritetet italiane janë në kërkim të një burri që u hodh nga një ndërtesë trekatëshe në një kanal në Venecia të enjten.

Duke e quajtur këtë burrë “idiot” për gjestin e bërë, kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro tha në Twitter se do t’i jepte atij një ‘certifikatë marrëzie’ për aktin që është bërë viral në mediat sociale, transmeton Telegrafi.


Kryebashkiaku i cili publikoi edhe pamjet në llogarinë e tij tha se ai si dhe bashkëpunëtori i tij që ka xhiruar videon do të arrestohen.

Në video, burri i cili është i veshur vetë me pantallona të shkurtra, u hodh nga çatia e një ndërtese drejt e në kanal, duke rënë me bark.

“Ne po përpiqemi ta identifikojmë atë, ta raportojmë atë dhe shokun e tij më poshtë që bëri videon e marrëzishme për mediat sociale”, tha Brugnaro.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se ai dërgoi policinë në objekt për ta zbuluar se si burri hyri në objektin privat të banimit dhe se si arriti në çati.

“Ai rrezikoi jetën në atë kërcim, por është edhe delikuent. Ata nuk e kuptojnë rrezikun që krijojnë në këtë qytet. Po sikur një varkë të kishte kaluar poshtë?”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori