RMV, punët për korridorin 8 pritet të fillojnë me 4 prill dhe përfundojnë në dhjetor 2027
Më 4 prill vendoset gur themeli i Korridorit 8. Hedhja e betonit të parë do të bëhet në Tetovë, nga ku fillon edhe aksi i parë i kësaj autostrade që të çon deri në Gostivar dhe në total është i gjatë 17.5 kilometra, shkruan TV21.
“Së pari do të kemi ndërtimin e një rrugë ndihmëse, paralele që komunikacioni do të hidhet në atë rrugë dhe pastaj do të fillojë zgjerimi dhe ndërtimi i autostradës me parametra evropianë. Ajo rrugë do të jetë, ja si mund ta tregojmë, nga autostrada momentale dhe hekurudha në mes të këtyre dyjave që do të hidhet komunikacioni në atë rrugë dhe pastaj do të nisë zgjerimi dhe ndërtimi i rrugës Tetovë-Gostivar”, tha Ejup Rustemi, drejtor N.P. “Rrugët Shtetërore”.
Aksi i dytë Gostivar-Kërçovë i gjatë 30,3 kilometra dhe njëherit një nga terrenet më të vështira për ndërtim, por Rustemi u shpreh se sipas analizave të kompanisë “Bechtel & Enka”, nuk pritet që këtu të dalë ndonjë e papritur.
Sa i përket pjesës nga Struga në Qafë Thanë, Rustemi zbuloi se në takimin e fundit me drejtorin e Rrugëve të Shqipërisë është shqyrtuar mundësia për një shkurtim rruge.
“Rruga nga Tirana deri në kufi do të jetë diku 73 kilometra dhe pastaj nga pika e re, që mund të jetë pikë e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, deri në Strugë mund të ketë 12 kilometra. Do të thotë nga Struga deri në Tiranë do të kemi lidhje autostradash prej 82 kilometrash…
-Për sa orë do bëhej?
“Meqë shpejtësia e lëvizjes do të jetë prej 100 – 130 km/h, mund të llogaritni se nga Tirana në Strugë do të arrijmë për më pak se një orë”, deklaroi Rustemi.
Sa i përket buxhetit të ndarë për mbikëqyrjen e ndërtimit të Korridorit 8, Rustemi tregoi se shuma për këtë projekt është më e vogla në krahasim me buxhetit për mbikëqyrje të autostradave të tjera, vetëm 1,69%, pra nga 1 miliard e 300 milionë euro sa kushton projekti, për mbikëqyrjen janë ndarë 22 milionë e 300 mijë euro.
“Në bazë të përvojave të mëparshme, kur e shohim se sa kemi paguar ne për mbikëqyrjen e të gjitha projekteve të tjera, lirshëm mund të themi se kjo është një prej mbikëqyrjeve më të lira që ne kemi angazhuar në RMV por njëkohësisht edhe në rajon“, tha Rustemi.
Gjithë korridori 8 së bashku me atë 10D në tërësi janë 110 kilometra autostradë, që pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027, pra për 4 vite e 7 muaj.
Ndryshe, më 8 mars u nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, i cili duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafathanë dhe do të duhet të përfundojë deri në vitin 2027.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani
Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete