LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi-Goodman fton qytetarët t’i bashkohen marshit më 2 prill: Kriminelët serbë të lirë, çlirimtarët po gjykohen

Krasniqi-Goodman fton qytetarët t’i bashkohen marshit më 2 prill: Kriminelët serbë të lirë, çlirimtarët po gjykohen
Foto: Arkiv

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi – Goodman, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshin “Liria Ka Emër” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Marshi do të mbahet më 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë e Krasniqi-Goodman ka thënë se “është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të bëhemi bashkë dhe të dalim në Marshin për Drejtësi”.

Tutje, ajo ka deklaruar se kriminelët serbë që dhunuan mbi 20 mijë gra kosovare janë të lirë, ndërsa ata që po gjykohen janë çlirimtarët e Kosovës.


“Drejtësia – kaq shumë e kërkuar nga unë dhe mbi 20 mijë gra tjera në Kosovë, viktima të dhunës seksuale, nuk erdhi asnjëherë. Kriminelët serbë, shkaktarë të këtyre dhunimeve, akoma enden të lirë nëpër Serbi. Fatkeqësisht, sot, të vetmit të cilët po ballafaqohen me një proces gjyqësor janë çlirimtarët tanë, ish-krerët e UÇK-së”.

“Prandaj, është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të bëhemi bashkë dhe të dalim në Marshin për Drejtësi në mbështetje të çlirimtarëve tanë, të organizuar nga iniciativa ‘Liria Ka Emër’. Ju ftoj që me 2 prill, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, të bashkoheni e të marshoni. Me zemër jam me ju”, ka shkruar ish-deputetja në Facebook.

Ndryshe, Vasfije Krasniqi-Goodman për herë të parë me 2018 ka folur publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës.

Rrëfimi i saj ka shërbyer si motiv që shumë gra të tjera të marrin zemër dhe të shpalosin historinë e tyre, ku shumë gra kanë marrë guximin për të treguar në familjet e tyre se kanë qenë viktima të dhunës seksuale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori