LAJMI I FUNDIT:

Përplasja mes minibusit dhe kamionit la të vdekur 12 persona në Brazil

Përplasja mes minibusit dhe kamionit la të vdekur 12 persona në Brazil

Një aksident i frikshëm mes një minibusi dhe një kamioni ka lënë të vdekur 12 persona, përfshirë një fëmijë.

Dy automjetet u përplasën kokë më kokë midis Maraba dhe Nova Ipixuna, në shtetin Para të Brazilit.

Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje pas aksidentit, raporton thesun.


Pamjet tronditëse tregojnë pjesën e përparme të minibusit të shkatërruar me mbeturina të shpërndara nëpër rrugë.

Autoritetet thanë se nëntë persona vdiqën në vendngjarje dhe tre të tjerë rrugës për në spital.

Një fëmijë, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, ishte në mesin e të vdekurve.

Disa të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, ku disa mbeten në gjendje të rëndë.

Policët thonë se minibusi mbante 18 persona, ndërsa në kamion ndodheshin dy persona.

Rruga u mbyll nga policia për disa orë ndërsa policët po hetonin. Mësohet se mes të mbijetuarve është edhe një fëmijë tre vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori