Ylli i filmave, Johnny Depp ka gjetur lumturinë larg Hollywoodit dhe vëmendjes.
Aktori i “Pirates of the Caribbean” po shijon jetën larg qendrës së vëmendjes në fshatin anglez – shumë larg stilit të jetës së showbizzit që ai njeh aq mirë.
“Thjesht i dua vendet me karakter. Unë kam shtëpi të ndryshme në vende të ndryshme dhe të gjitha kanë diçka të veçantë për mua”, tha 59-vjeçari për revistën Somerset Life.
“Nuk i kam vetëm për të thënë se i kam, i kam për përdorim dhe sepse janë paksa të veçantë”, tha aktori.
“Në të vërtetë, unë jam një person mjaft i turpshëm. Kjo është një nga gjërat më të mira për Britaninë, dhe veçanërisht Somerset. Unë thjesht mund të jem unë – dhe kjo është mirë për mua”, ka deklaruar aktori, shkruan PageSix.
Media shton se rezidenca e Depp, e cila përshkruhet si “një shtëpi e madhe feudali”, ndodhet brenda 850 hektarëve tokë.
Depp thuhet se e bleu pronën menjëherë pas fejesës së tij me Amber Heard, tashmë ish-gruan e tij. Dyshja të lidhin kurorë në vitin 2015, përpara se të ndaheshin vitin e ardhshëm.
Depp tha se të jetuarit e stilit të tij të thjeshtë të jetesës është bërë më e lehtë falë lagjes së tij.
“Nuk më shqetëson nëse njerëzit duan një autograf apo një bisedë të shkurtër, por jo kur kaloj pak kohë private me familjen time. Mund të shkoj në dyqane pa u rrethuar nga njerëz që duan selfie. Nuk më shqetëson deri në një pikë, por ndonjëherë bëhet paksa shumë e mbushur me njerëz”, shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji, Depp shkoi rastësisht me helikopter në Lincolnshire – në veri të Anglisë – për të bërë një vizitë të papritur në një dyqan antike.
Aktori bleu “shumë sende të çuditshme, si dhe disa mobilje për shtëpinë e tij në Londër”, tha pronari i dyqanit për Fox Business.
Vitin e kaluar, aktori u përball me Heard në një gjyq publik për shpifje.
Depp doli nga çështja ligjërisht fitimtare, por ekipi i Heardit që atëherë ka paraqitur një synim për të apeluar vendimin e jurisë, i cili e urdhëroi atë t’i paguante Depp-it më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit