LAJMI I FUNDIT:

Laura Fazliu mposht kampionen në fuqi të Evropës dhe kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Gjeorgjisë

Laura Fazliu mposht kampionen në fuqi të Evropës dhe kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Gjeorgjisë

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Salmit të xhudon që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja jonë në çerekfinale ka eliminuar kampionen e Evropës, Gemma Howell nga Britania e Madhe.


Ishte një luftë e ashpër në kategorinë deri në 63 kilogramë, por që Laura arriti që me sukses ta mposht atë me një kapje efikase.

Fazliu fillimi e nisi rrugëtimin ndaj kinezes Jing Tang, duke e mposhtur me lehtësi, ndërsa më pas triumfoi edhe ndaj francezes Gaetane Deberdt.

Është hera e dytë që Laura triumfon ndaj britanikes Howell dhe tani është në rrugë të mbarë t’i sigurojë Kosovës medalje. /Telegrafi/