LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet me vdekje prokurori që po heton Donald Trumpin

Kërcënohet me vdekje prokurori që po heton Donald Trumpin

FBI dhe policia njujorkeze po hetojnë kërcënimin me vdekje dhe pluhurin e bardhë që i është dërguar prokurorit të qarkut të Manhatanit, zyra e të cilit po heton ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Në letrën e dërguar me postë për Alvin Bragg shkruante, “Alvin: do të vras!!!!!!!!!!!!!”, thanë burimet e zbatimit të ligjit për NBC News.

Letra përmbante gjithashtu një sasi të vogël pluhuri të bardhë, raporton skynews.


Shenjat në zarf tregojnë se ishte dërguar me postë nga Orlando, Florida, në fillim të kësaj jave, thanë burimet.

Incidenti vjen pas një jave spekulimesh se Trump do të paditet nga prokurori i qarkut të Manhattanit për blerjen e heshtjes së Stormy Daniels dhe një ylli tjetër të filmave për të rritur.

Bragg po udhëheq hetimet nëse Trump e ka paguar 130 mijë dollarë Danielsin, në mënyrë që ajo të mos zbulojë në shtyp një aferë të dyshuar seksuale mes tyre.

Në një postim në Truth Social, platformën e mediave sociale që vetë e themeloi, Trump paralajmëroi të premten “vdekje dhe shkatërrim” të mundshëm nëse ai akuzohet.

Trump ka përshkallëzuar gjuhën ditët e fundit teksa kërkon të ndezë bazën e mbështetësve.

Ai pohoi në fundjavë se do të arrestohej të martën dhe u bëri thirrje mbështetësve të protestojnë.

Çështja Stormy Daniels është vetëm një nga një mori hetimesh penale dhe civile me të cilat po përballet ish-presidenti.

Organizata e tij Trump po ndiqet nga prokurorja e përgjithshme e New Yorkut, Letitia James mbi akuzat për mashtrim, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po e heton nëse ai mori dokumente të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë.

Ai po përballet gjithashtu me akuza në lidhje me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në Georgia në vitin 2020 dhe ‘pushtimin’ e Kongresit amerikan më 6 janar të po atij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori