Një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka vizituar Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësues politikë e drejtues të institucioneve.
Siç bëhet e ditur në njoftim, KASH është informuar nga mikpritësit për sfidat dhe problematikat nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët e Luginës.
“Duke filluar me zbatimin absurd dhe diskriminues të ligjit për pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe burokracirat e panumërta për njohjen e atyre të Shqipërisë, diskriminimin në punësimet në institucionet shtetërore në favor të serbëve, mungesën e vëmendjes dhe investimeve shtetërore, zhvendosjen e gjykatës nga Presheva, etj”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se të gjitha këto kanë sjell një diskriminim dhe dhunë raciale apo etnike, “veçanërisht ndaj pakicës shqiptare që jeton në trojet e veta, të pashembullt edhe për vete Serbinë, dhe një spastrim etnik modern, sikundër evidentohet edhe nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe në raportet e studimet e Komitetit të Helsinkit të Serbisë”.
“Përfaqësuesit e Luginës parashtruan edhe një sërë kërkesash dhe vërejtjesh ndaj qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës. Ata kërkuan më shumë vëmendje, sensibilizim të situatës së tyre, trajtim reciprok të të drejtave të tyre me ato të serbëve në Kosovë, përfshirjen e problematikës së shqiptarëve të Luginës në bisedimet Kosovë – Serbi, krijimin e një fondi kombëtar solidariteti të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për investime në Luginë, hapjen e një konsullate të Shqipërisë në Bujanovc”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është shprehur se i aprovon dhe e mirëkupton përshkrimin e gjendjes dhe kërkesat e përfaqësuesve të Luginës, se “gjendja e vështirë vërehej qartazi në terren, dhe ka premtuar se do të angazhohet më të gjitha kapacitetet e veta për të sensibilizuar kancelaritë perëndimore dhe qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjeve, por edhe qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për më shumë vëmendje në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut, të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për shtimin e investimeve që do të ndërpriste sado pak hemorragjinë e largimit të planifikuar të shqiptarëve nga Lugina, apo siç e ka vlerësuar DASH ‘spastrimin modern etnik’ të Luginës prej shqiptarëve”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit