LAJMI I FUNDIT:

Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton duke prezantuar një çantë me motive kungujsh

Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton duke prezantuar një çantë me motive kungujsh
(Foto: Twitter/RCFA)

Këngëtari dhe aktori, Justin Timberlake, është bërë modeli i fushatës së re të markës Louis Vuitton.

Gjegjësisht, brendi i modës ka lansuar të hënën një koleksion të quajtur “Creating Infinity”, në fotografitë e të cilit ndodhet edhe artisti i njohur.

Për këtë koleksion, marka bashkëpunoi me stilisten japoneze, Yayoi Kusama. Në këtë fushatë, siç e quanin ata, surrealiste me stil avangarde, Timberlake kishte veshur një xhaketë blu me stampa me pika dhe një çantë të zbukuruar me motive kungulli, e cila ishte dizajnuar nga stilistja japoneze.


Koleksioni më i fundit, i cili përfshin gjithashtu pjesë që shfaqin fytyrën e njohur të Kusamas, motive me lule dhe me pika, do të dalë në treg më 31 mars në mbarë botën. Përveç çantave, linja përfshin edhe artikuj lëkure, parfume dhe veshje për meshkuj dhe femra.

Nga incidentet deri te performancat e paharrueshme - momentet më të veçanta të “Grammy Awards” ndër vite
Lexo po ashtu Nga incidentet deri te performancat e paharrueshme - momentet më të veçanta të “Grammy Awards” ndër vite

Krahas 42-vjeçarit, në këtë fushatë u shfaqën edhe fytyra të tjera të njohura, si aktoret Cate Blanchett, Lea Seydoux, Zhou Dongyu dhe Hoyeon Jung. /Telegrafi/